Rrëshqet Liverpooli, e humb edhe pozitën e parë (VIDEO)

Rrëshqet Liverpooli, e humb edhe pozitën e parë (VIDEO)

Liverpool nuk ka arritur të fitojë në derbin e Merseyide, duke barazuar pa gola ndaj Everton. 

‘Të Kuqtë’ kishin rastet më të mira, por assesi nuk arritën të shënon në portën e Jordan Pickford.

Vendasit provuan me kundërsulme herë pas here, megjithatë synimi i tyre ishte evitimi i humbjes dhe t’i bënin ‘nder’ Manchester Cityt, që tashmë është në pozitën e parë.

Edhe këtë ndeshje Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua fare, duke konfirmuar se tashmë çdo gjë po ç’rregullohet për të, pavarësisht fillimit fantastik që pati.

Ekipi i Klopp tash pozicionohet në vendin e dytë me 70 pikë, një më pak se City, kurse Evertoni në vendin e 10-të me 37 pikë.

Javën e ardhshme, Liverpool luan si vendas ndaj Burnleyt, kurse Everton udhëton te Newcastle. /Periskopi/

Shpërndaje në: