Klube amatore e Federatë e përçudshme, çfarë po ndodhë me futbollin kosovar?

Klube amatore e Federatë e përçudshme, çfarë po ndodhë me futbollin kosovar?

Akuzat e fundit të Llapit drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës kanë tronditur në përgjithësi sportin kosovar, me theks të veçantë futbollin.

Klubi nga Podujeva po pretendon se kryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka ofruar 38 mijë euro premi lojtarëve të Prishtinës në rast fitoreje ndaj Llapit. Këta të fundit dje fituan me rezultat minimal, falë golit të Ahmed Jonuzit.

Image result for Llapi Prishtina 2019

Menjëherë pas ndeshjes, Llapi kishte dalë me një komunikatë të jashtëzakonshme e shumë tronditëse:

”Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin.

Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€.

Kjo nuk ndodh askund në botë, kjo është për hetuesi!!!

Shtrohet pyetja për Komitetin ekzekutiv a ka raste tjera kur ndodh e njëjta gjë dhe apo ndodhin këto ndodhi me leje të tyre?

Podujevë, 2 mars 2019”.

Image result for Agim Ademi llapi

Menjëherë pas kësaj komunikate reagoi kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili u shpreh: “Ne jemi jashtë Kosovës dhe unë ende s’e kam analizuar.  Do të dalim me komunikatë. Nuk e di për çfarë para e kanë fjalën ata, s’e di ku e kanë marrë. Do të dalim me komunikatë”.

Pikërisht sot FFK-ja doli me një komunikatë ku i quajti shpifësi akuzat e Llapit, shkruan Periskopi.

Por për ta skandalizuar edhe më shumë këtë punë u përkujdes klubi i Feronikelit, lider i tanishëm i Superligës së Kosovës, e kundërshtari i ardhshëm i Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’ të mërkurën.

Reagimin e Feronikelit e lexoni duke klikuar KËTU.

Është tejet e çuditshme se në çfarë gjendje ka ardhur futbolli kosovar. Derisa po punohet jashtëzakonisht shumë për të ecur përpara, këto raste edhe më shumë po e ngadalësojnë këtë proces.

Klube totalisht amatore e një Federatë e përçudshme – kështu do ishte përshkrimi ideal i zhvillimeve të fundit në futbollin tonë.

Është e paprecedentë dhe e pafalshme që një klub të drejtojë akuza drejt një organi si FFK-ja për favorizimin e një ekipi, pa asnjë lloj prove, por vetëm lojë fjalësh.

Në anën tjetër, shtëpia e futbollit të Kosovës di shpesh të bëjë gafa, dhe nuk mund të përjashtohet një e tillë edhe kësaj here. Megjithatë, mungesa e provave deri tani, në këto raste e hedh poshtë pretendimin e Llapit dhe tashmë Feronikelit.

Megjithatë, se futbolli kosovar nuk po shkon aspak drejt përparimit shihet edhe në këto akuza, ku duket se Komisioni Displinor ‘nuk ekziston’ fare, raporton Periskopi.

Në Angli, më saktësisht në Premier Ligë, trajneri i Liverpool Jurgen Klopp u dënua me gjobë vetëm pse tha se gjyqtarët bënë favorizim për ekipi kundërshtar, derisa në Kosovë këto akuza të rënda kalojnë pa u vërejtur e aq më pak të ndërmerret diçka.

Andaj është e kuptueshme që përparimi nuk vjen në këtë mënyrë. Klubet duhet të sillen në mënyrë profesionale, dhe jo të lëshojnë akuza nga Facebooku e lojëra fjalësh nëpër media, ashtu si edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila nuk është aq e ‘pastër’ sa duket. /Periskopi/

Image result for Llapi Prishtina 2019

Shpërndaje në: