Juventusi në Itali po bën ‘kërrdi’ (VIDEO)
Mes shumë diskutimesh, Juventusi ka fituar derbin ndaj Napolit në javën e 26-të të Serie A.
‘Bardhezinjët’ shënuan fitoren të vështirë 1-2, në një ndeshje që kishte gjithçka, gola, kartona të kuq, penallti të humbur e tensione.
? minuti + recupero alla fine. FORZA RAGAZZI!#NapoliJuve
1️⃣ – 2️⃣ pic.twitter.com/1SwIjqqQHk— JuventusFC (@juventusfc) March 3, 2019
Fillimisht, portieri vendas Meret u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes në Cristiano Ronaldon. Gjuajtjen e lirë të fituar nga portugezi e shndërroi në gol mesfushori fantazist Miralem Pjanic (28′).
Napoli me një futbollist më pak e pësoi edhe golin e dytë. Ishte Emre Can (29′) që dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Me futbollistë në fushë gjërat u baraspeshuan me të filluar pjesa e dytë, kur Pjanic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Këtë e shfrytëzoi ekipi i Ancelottit që ngushtoi rezultat nëpërmjet Callejon (61′).
‘Napoletanët’ kishin mundësi ta barazonin rezultatin, por Insigne (84′) goditi shtyllën nga penalltia dhe fitorja i shkoi ekipit të Allegrit.
Juve thellon diferencën në 16 pikë me vendin e dytë që mbahet nga Napoli, me 72 respektivisht 56 pikë.
Juventusi pret në shtëpi Udinesen ndeshjen e ardhshme, ndërsa Napoli luan si mysafir i Sassuolos. /Periskopi/



