E pabesueshme: Ja çka i kërkoi Barcelona De Jongut pas transferimit në ‘Camp Nou’

E pabesueshme: Ja çka i kërkoi Barcelona De Jongut pas transferimit në ‘Camp Nou’

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong, ka nënshkruar kontratë me Barcelonën gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai do t’i bashkohet klubit katalunas në fund të këtij sezoni.

Sonte skuadra e tij aktuale, Ajaxi, do të ndeshet me Real Madridin në kuadër të ndeshjes kthyese për 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë në ‘Johan Cruyff Arena’ triumfuan ‘Galaktikët’ 1-2.

Fantazisti holandez ka realizuar një intervistë të shkurtë për De Telegraaf para ndeshjes së sontme, që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, duke zbuluar synimet dhe kërkesën e Barcelonës rreth kësaj sfide, përcjell Periskopi.

Related image

”Eliminimi i Real Madrid do ishte një mrekulli. Ata fituan këtu në Ajax dhe tani luajnë si vendas, duke i shtuar faktin se e kanë fituar kompeticionin katër herë në pesë vitet e fundit”.

”Megjithatë, këtu tek ne të gjithë besojnë në rikthim. Do pëlqeja të ishim favorit, por nuk ka rëndësi. Ne duhet t’i shfrytëzojmë shanset tona dhe të japim maksimumin”.

”Nëse ne do ta eliminojmë Real Madridit, kjo do të ngjallte një diskutim të madh në botën e futbollit. Ne do ta vendosim emrin e Ajaxit përsëri në hartë. Kur unë e nënshkrova marrëveshjen[me Barçën], ata më thanë: ‘Bëje maksimumin për ta eliminuar Realin’. Kjo do të ishte e mrekullueshme për Barcelonën”, deklaroi De Jong. /Periskopi/

Shpërndaje në: