‘Çartet’ LeBron James, kërcënon Lakersat

‘Çartet’ LeBron James, kërcënon Lakersat

Ylli i NBA, LeBron James nuk pranon faktin që Lakers nuk po arrijnë të kualifikohen për në play-off të këtij sezoni.

Ekipi nga Los Angelos renditet në vendin e 10-të në Konferencën e Perëndimit dhe gjasat që të sigurojë një vend mes 8 ekipeve më të mira janë vetëm 1 për qind, gati e pamundur.

Goditja gati finale erdhi mbrëmë, kur LA Lakers humbi derbin e qytetit ndaj Clippers, ndërsa pas ndeshjes të gjithë kritikat u drejtuar drejt një njeriu – LeBron James, përcjell Periskopi.

Related image

Tifozët në ‘Stapless Center’ filluan duke kënduar emrin e ‘Kobe Bryant’ mbrëmë, teksa këto e shumë gjëra të tjera e ka nervozuar keq fituesin e trefishtë të MVP.

“Do të jetë e vështirë për trajnerin Luke Walton dhe lojtarët që të më ndalin. Jo vetëm ata por edhe drejtuesit. Askush nuk më ndal të shkoj në play-off, siç kam bërë çdo herë gati në karrierën time. Nuk kemi folur ende ‘ballë për ballë’, por tani do të veprohet siç them unë. Unë do të luaj deri në fund dhe nuk do të tërhiqem”, u shpreh ai i mllefosur.

“Unë flas për veten time, pasi e di se ku dëshiroj të shkoj. Jam një profesionist dhe do të mbetem i tillë. Nuk do të pyes më për pasojat. Atje lart është dikush që na sheh dhe gjykon. Play off-i mund të arrihet dhe do të përdor çdo mundësi që më jepet për t’ia dalë mbanë”, përfundoi tre herë kampioni i NBA-së. /Periskopi/

Shpërndaje në: