Low e konfirmon ‘shkatërrimin’ e Gjermanisë
Joachim Low ka konfirmuar se Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller nuk do të jenë më pjesë e kombëtares së Gjermanisë.
Treshja luajtën me ‘Panzerat’ kur ata fituan Kupën e Botës për herë të parë në 24 vite në Brazil në vitin 2014.
Por Low ka konfirmuar se, pavarësisht kontributit të tyre, treshja e Bayern Munchen nuk do të konsiderohet më për përzgjedhje, me karrierën e tyre ndërkombëtare që duket se tani ka mbaruar, transmeton Periskopi.

“2019 është viti i fillimit të ri për ekipin kombëtar gjerman të futbollit”, tha Low për Bild. “Ne duam të vazhdojmë me lojtarët e rinjë që nisëm në fund të vitit të kaluar”.
“Jerome Boateng, Mats Hummels dhe Thomas Muller nuk do të jenë më në skuadrën e kombëtares. Ishte e rëndësishme për mua që personalisht t’i shpjegoj lojtarëve dhe menaxherëve të FC Bayern, mendimet dhe planet e mia sot”.
”Ata janë të gjithë ende lojtarë të klasit botëror të cilët janë në ballë të klubit të tyre dhe garantojnë sukses. Ata janë lojtarë të mëdhenj që qëndruan për një kohë të gjatë në ekipin kombëtar. Ata kanë shpenzuar vite të panumërta për Gjermaninë dhe ekipin kombëtar”, deklaroi Low. /Periskopi/



