”Mbappe është më shumë Ronaldo se sa Messi”

”Mbappe është më shumë Ronaldo se sa Messi”

Kylian Mbappe po konsiderohet se i përngjan më shumë Cristiano Ronaldos se sa Leo Messit. 

Vetëm në moshën 20-vjeçare, francezi arriti ta fitonte Kupën e Botës dhe tashmë i përket futbollistëve më të dalluar në historinë e futbollit, ndërsa pritet që në të ardhmen të jetë lojtari kryesor në futboll.

Performancat e tij për klubin dhe vendin e kanë pozicionuar atë në mes më të mirëve si dhe njërin nga favoritët për ta fituar ‘Topine e Artë’, përcjell Periskopi.

Kylian Mbappe PSG Montpellier Ligue 1 20022019

Ish sulmuesi i PSG-së, Pauleta, nuk ka dyshim se Mbappe një ditë do të pretendojë për çmimin prestigjioz – ndoshta në shumë raste – me yllin francez që ka ende potencial për të treguar.

”Tashmë janë bërë dy ose tre vite që ai po impresionon të gjithë. Ai mund të bëjë diferencën në çdo kohë dhe është një lojtar i rëndësishëm për PSG-në”.

”E shoh Mbappen më shumë si Cristiano Ronaldo se sa si Messi. Kylian mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ shumë herë dhe të krahasohet me dyshen e lartpërmendur”, u shpreh Pauleta.

Në të njëjtin mendim është edhe trajneri i ekipit francez, Thomas Tuchel. /Periskopi/

Shpërndaje në: