Kadal beg se ka hendek, Reali përshëndetet nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

Kadal beg se ka hendek, Reali përshëndetet nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

13 herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi është eliminuar nga ky kompeticion falë një Ajaxi që ishte fantastike sonte.

Holandezët arritën fitore të madhe në ‘Santiago Bernabeu’ me një rikthim sensacional, teksa shkatërruan Realin me rezultat 1-4.

Mysafirët e nisën në mënyrë të shkëlqyer këtë takim kur pas 18 minutave ishin në epërsi prej dy golave dhe të kualifikuar.

Serbi, që ishte në top formë sonte, Tadic dha dy asiste prefekte për dy bashkëlojtarët e tij, Ziyech (7′) dhe Neres (18′) që shënuan për 0-2.

Në pjesën e parë gjithçka që bëri Reali ishin goditjet e dy shtyllave, ajo e Varane dhe Bale. Trajneri Solari në 45 minutëshin e parë u hendikepua edhe dy zëvëndësime pas lëndimeve të Vincius Jr. dhe Lucas Vazquez.

Kur pritej që Reali të shënonte, Dusan Tadic (62′) shënoi një gol të bukur dhe fundosi shpresat e vendasve, një gol që gjyqtari Felix Brych u desht të konsultohej katër minuta me VAR-in.

Marco Asensio solli shpresa te Reali në minutën e 70-të, por vetëm pas dy minutave Lasse Schone me një super gol i fundosi totalisht shpresat e ‘Madrilenëve’.

‘Mbretërit’ ishte fitues të tre sezoneve rradhazi të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani eliminohen nga një ekip si Ajax, që mbështetet në futbollistë të rinjë.

Holandezët kalojnë në fazën çerekfinale, bashkë me Tottenham që eliminoi Dortmundin me golin e Harry Kane. /Periskopi/

Shpërndaje në: