Reali merr tjetër lajm tronditës, ja sa mungon Vinicus
Vinicius Junior do të jetë jashtë fushave deri në fund të sezonit, pasi Reali konfirmoi se braziliani i ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë.
Anësori pësoi lëndim në gjysmën e parë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Ajax, të cilën e humbën me rezultat 1-4.
Ai u zëvendësua në minutën e 35-të, me Ajaxin që kryesonte 0-2, dhe skuadra e Eredivisie fitoi bindshëm 1-4 dhe eliminoi nga LK fituesin e tre eidicioneve radhazi, transmeton Periskopi.

Vinicius ka qenë e vetmja gjë e mirë që i ka ndodhur ‘Mbretërve’ këtë sezon, me këta të fundit që shkarkuan Julien Lopeteguin, ndërsa Santiago Solari është afër të ndjek rrugën e tij.
Reali ka lëshuar një deklaratë sot ku u konfirmua lëndimi i 18-vjeçarit, dhe pritet që ai të jetë jashtë fushave deri në fund të sezonit.
Ai ka bërë 15 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe ka qenë i përfshirë në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Periskopi/



