Mungesat dhe formacioni i mundshëm i Manchester United ndaj PSG-së

Mungesat dhe formacioni i mundshëm i Manchester United ndaj PSG-së

Manchester United ka pak shpresa për një rikthim në rezultat ndaj Paris Saint-Germain. 

Përveç humbjes 0-2 në ‘Teatrin e Ëndrrave’, United përballet me mungesa të mëdha dhe të rëndësishme në ndeshjen e kthimit në Francë.

10 lojtarë të skuadrës së parë nuk do të udhëtojnë drejt ‘Parces des Prince’ për shkak të lëndimeve apo suspendimeve, duke përfshirë: Antonio Valencia, Matteo Darmian, Phil Jones, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Juan Mata, Ander Herrera, Anthony Martial, Paul Pogba dhe Alexis Sanchez së fundmi, transmeton Periskopi.

Nemanja Matic Julian Draxler Manchester United PSG 120219

Trajneri Solskjaer sonte do të mundohet të provojë ndonjë eksperiment sonte, me Dalot që pritet ta luajë rolin e sulmuesi anësor.

Formacioni i mundshëm i United (4-3-3): 

De Gea;
Young, Bailly, Lindelof, Shaw;
Pereira, McTominay, Fred;
Dalot, Lukaku, Rashford.

Ndeshja e kthimit zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, mirëpo një rikthim i mundshëm i ekipit anglez është thuajse i pamundur, edhe pse futbolli di shpesh të na befasojë.

‘Djajve të Kuq’ i duhet epërsia e dy golave nëse dëshirojnë ta çojnë ndeshjen në shtesë eventualisht të kualifikohen tutje.

PSG-ja edhe në këtë ndeshje do të luajë pa Neymar dhe Cavanin, që vazhdojnë të jenë të lënduar. Megjithatë, Tuchel mund të mbështetet te Kylian Mbappe. /Periskopi/

Shpërndaje në: