Në Champions këndohet ndryshe, Unitedi ia prishë ëndrrat Parisit (VIDEO)
Manchester United ka arritur kualifikim sensacional në ndeshje ndaj PSG-së, duke e mposhtur me rezultat 1-3 në ‘Parc des Princes’.
‘Djajtë e Kuq’ humbën 0-2 në shtëpi, ndërsa në ndeshjen e sontme kishin 10 mungesa të lojtarëve të ekipit të parë, çka bëri që të kishin pak shpresa ndaj një super Parisi, por ata ia dolën kundër të gjitha gjasave.
PSG dominoi tërësisht ndeshjen, por bënë gabime, të cilat i shfrytëzuan mjaft mirë mysafirët.
? Who else? Lukaku scores a double for the 3rd game running in all competitions ⚽️⚽️#UCL pic.twitter.com/RTLnJhVGlP
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 6, 2019
Me të nisur ndeshja, pikërisht një top i humbur në mesfushë bëri që United të kalonte në epërsi nëpërmjet Romelu Lukakut (2′).
Vendasit barazuan shumë shpejt me Bernat (13′), që e shndërroi në gol asistin e Kylian Mbappe.
Ekipi i Solskjaer nuk u dorëzua dhe në minutën e 30-të kaloi sërish në avantazh, kur goditjen e Rashford nuk e priti mirë portieri Buffon dhe ishte sërish sulmuesi belg që shënoi.
Deri në fund, ndeshje u dominua nga PSG, por nuk arritën ta barazonin rezultatin, teksa United priste kundërsulmet.
Në fundin e ndeshjes një goditje nga Dalot dhe një prekje me dorë nga Kimpembe bëri që gjyqtari Skomina ta rishikonte VAR-in dhe të akordonte penallti, të cilën e shndërroi në gol Marcus Rashford (90+1′) dhe kualifikoi ‘Djajtë e Kuq’ në fazën tjetër, në mënyrë sensacionale.
Manchester United kaloi në çerekfinale, kurse ndeshja tjetër mes Portos dhe Romës shkon në vazhdime. /Periskopi/



