Nata e befasive vazhdon, VAR-i kualifikon edhe Porton (VIDEO)
Porto e ka eliminuar Romën pas 120 minutave lojë dhe është kualifikuar në fazën çerekfinale.
Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favorin e ‘romakëve’, dhe vendasit e nisën ndeshjen furishëm, duke arritur triumf 3-1 tek në fundin e ndeshjes.
?? Moussa Marega has now scored in 6 consecutive #UCL games ??? pic.twitter.com/MvJx5hkbYq
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 6, 2019
Soares (26′) fillimisht shënoi për epërsinë e vendasve, kurse nga 11-metërshi barazoi rezultain De Rossi (37′).
Me të nisur pjesa e dytë, sulmuesi Marega (52′) shënoi për 2-1, rezultat ky me të cilin u mbyll edhe 90 minutëshi, ndërsa fatin e ndeshjes do ta vendosnin vazhdimet eventualisht penalltitë.
Në minutën e 116-të, mbrojtësi Florenzi kapi për fanelle njërin nga kundërshtarët dhe gjyqtari Cakir vendosi ta shikonte VAR-in, me të cilin vendosi se ishte penallti.
Këtë penallti e shndërroi në gol Alex Telles (119′) dhe kualifikoi pas shumë viteve ekipin portugez në çerekfinale.
Roma, e cila vitin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinale, krejt çka i mbetet është me gjasë shkarkimi i trajnerit Di Frencesco, pas edhe asaj humbje në derbin ndaj Lazios javën e kaluar. /Periskopi/



