Lutfi Haziri në konferencë të jashtëzakonshme për media pas aksidentit fatal në Gjilan

Lutfi Haziri në konferencë të jashtëzakonshme për media pas aksidentit fatal në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në qendër të qytetit të Gjilanit – raporton Periskopi.

Kjo u bë e ditur në një njoftim për media lëshuar nga Komuna e Gjilanit.

“Ju ftojme te merrni pjese ne konferencen e jashtezakonshme per media, qe e ka thirrur kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, pas aksidentit tragjik qe ka përfshirë te gjithë qendrën e Gjilanit”, thuhet në njoftim të Komunës.

Në këtë aksident ka humbur jetën një person, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Këtë për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se aksidentin fatal e ka shkaktuar një kamion./PERISKOPI

Shpërndaje në: