FFK me lajm të madh për gjyqtarët, i rrisin mëditjet 100 për qind
Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë një vendim të madh sa i përket gjyqtarëve në futbollin kosovar.
Nga kjo xhiro të gjithë gjyqtarët në Kosovë do të kenë rritje të meditjeve, me ata të Superligës dhe Ligës së Parë që do kenë rritje 100 për qind.
Gjyqtari kryesor i Superligës nga 100 tani do të paguhet 200 euro, asistentët nga 75 në 150 euro, ndërsa gjyqtari i katërt nga 50 në 10-0 euro, përcjell Periskopi.

Në Ligën e Parë, gjyqtarët kryesorë do paguhen 150 euro, nga 80 sa e kishin më parë, kurse asistentët 120 euro, nga 60 sa e kishin më parë.
Kurse në Ligën e Dytë, gjyqtarët kryesorë do të paguhen nga 80 në 100 euro, teksa asistentët nga 60 në 80 euro. /Periskopi/
Superliga:
Gjyqtarë kryesorë: Nga 100 në 200 euro
Gjyqtarë asistentë: Nga 75 në 150 euro
Gjyqtarë i katërt: Nga 50 në 100 euro
Liga e Parë:
Gjyqtarët kryesorë: Nga 80 në 150 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 120 euro
Liga e Dytë:
Gjyqtarët kryesorë: Nga 80 në 100 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 80 euro



