Leo Messi te Inter? Kaq afër ishte marrëveshja
Ish-presidenti i Interit Massimo Moratti ka pranuar se e ka eksploruar mundësinë e nënshkrimit me Lionel Messin dhe Andres Iniestan gjatë kohës së tij në ‘San Siro’, ndërsa Andrea Pirlo dhe Zlatan Ibrahimovic u rikthyen pothuajse në klub.
Gjigantët e Italisë kanë qenë vazhdimisht të lidhur me një transferim të mundshëm të ylli argjentinas në Serie A, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.
Ndër lëvizjet e para të Interit për ta transferuar 31-vjeçarin ishte në kohën e adoleshencës së tij, por këtë gjë nuk e lejoi Barça, pasi besonte në aftësitë e Messit, përcjell Periskopi.

”Kemi filluar ta vëzhgojmë Messin në Kupën e Botës U18″, tha Moratti për Corriere della Sera.
”Ne filluam misionin; misioni ynë në Spanjë. Skautët e mi u kthyen dhe më treguan për vështirësitë e shëndetit të tij dhe angazhimin e Barcelonës, për përkushtimin për t’i zgjidhur këto probleme. I thashë lëreni. Ju betohem që ata po kujdeseshin për të si baba për të birin e vet”.
”Ishim afër edhe me Iniestan, por ai nuk dëshironte largimin. Pirlo dhe Ibrahimovic ishin gatë për rikthim, por për disa arsye kjo nuk ndodhi”, deklaroi Moratti. /Periskopi/



