Arsenali është bërë për ‘vitra’, Interi nuk shkon më shumë se sa një barazim (VIDEO)

Arsenali është bërë për ‘vitra’, Interi nuk shkon më shumë se sa një barazim (VIDEO)

Arsenal është befasuar në ndeshjen ndaj Rennes në Europa Ligë, teksa është mposhtur me rezultat 3-1, pavarësisht se kaluan të parët në avantazh. 

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të 1/8-ave ishte mjaft interesante dhe solli një karton të kuq për mysafirët.

Iwobi (4′) shënoi një gol të çuditshëm për ta kaluar në epërsi skuadrën e Unai Emery. Por nga kjo minutë çdo gjë shkoi keq për ‘Topçinjët’.

Fillimisht, qendërmbrojtësi Sokratis (41′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa vendasit barazuan vetëm pas dy minutave rezultatin nëpërmjet Benjamin Bourigeaud.

Autogoli i Monreal (65′) dhe goli i Sarr (88′) i siguruan fitoren Rennes, çkai vështirëson punët Arsenalit në ndeshjen e kthimit në ‘Emirates’.

Në anën tjetër, Inter nuk shkoi më shumë se sa barazimi 0-0 ndaj Frankfurt.

‘Zikaltërit’ huqën mundësi ideale në këtë ndeshje, kur Brozovic (22′) gaboi nga pika e bardhë.

Në vijimin e ndeshjes, të dy ekipet u treguan të rrezikshme, por ndeshja përfundoi pa gola dhe gjithçka do të vendoset në ‘Giuseppe Meazza’. /Periskopi/

Shpërndaje në: