‘Plisat’ ia mësyjnë rikthimin të Tovërlanit edhe në këtë mënyrë

‘Plisat’ ia mësyjnë rikthimin të Tovërlanit edhe në këtë mënyrë

Tifogrupi që mbështet klubin e Prishtinës, ‘Plisat’ dëshirojnë me çdo kusht shkarkimin e trajnerit Mirel Josa. 

Tifozët ‘bardhekaltër’ paralajmëruan trajnerin nga Shqipëria se kishte kohë deri pas ndeshjes me Feronikelin të vendoste rreth të ardhmës së tij, por kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ndeshja dhe nuk ka reagim nga asnjëra palë.

Prishtina barazoi 1-1 ndaj Niklit, duke bërë hap fals në luftën për garën për titull, shkruan Periskopi.

Megjithatë, tashmë duket se janë ndërmarrë hapa tjerë që të kërkohet rikthimi i Afrim Tovërlanit në stol, dëshira e vetme e ‘Plisave’ në këto kohë.

”Afrim Toverlani – të kthehët në KF.Prishtina”, është hapur një faqe në rrjetin social Facebook, ku po kërkohet medomes rikthimi i tij në stolin e Prishtinës. /Periskopi/

Shpërndaje në: