Llapi vazhdon shpresat për titull, Drita nuk njeh humbje

Llapi vazhdon shpresat për titull, Drita nuk njeh humbje

Llapi ka realizuar fitore të madhe ndaj Trepçës 89 me rezultat 3-1 para tifozëve të vet.

Sfida ishte jashtëzakonisht atraktive nga fillimi me dy skuadrat në kërkim të pikëve.

Ishte Valmir Veliu ai që pas 7 minutash lojë i dha epërsinë ekipit të tij për 1-0.

Trepça 89 me anë Gzim Rusit arriti të barazonte pas 19 minutash lojë.

Vendasit u përqëndruan dhe pas një tollovie ishte Ahmed Januzi ai që realizoi për 2-1 (32′).

Trepça gjeti golin në fund të pjesës së parë për 2-2, kur Renato Hyshmeri shënoi nga afërsia, por goli u anulua nga gjyqtari Besfort Kasumi për ndërhyrje në portierin. Vendim kontravers që shkaktoi protesta te mysafirët.

Në pjesën e dytë Trepça 89 nisi më mirë duke dominuar.

Rastin ideal për barazim e pati Djibril Diawara i cili nga penaltia qëlloi transversalen.

Edhe Llapi pati raste për të fundosur mysafirët, dhe gjeti golin për 3-1 dhe rezultati ishte në favor të vendasve.

Llapi me fitoren prej 3-1 ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 47 pikëve, dy më pak se lideri Feronikeli, dhe tri më shumë se Prishtina. Feronikeli të dielën pret Gjilanin, kur Prishtina i shkon KEK-ut në Obiliq.

Drita nuk ndalet, Nwabueze vendimtar ndaj Ferizajt

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi, ku para adhuruesve të vet ka mposhtur Ferizajn 1-0.

Drita e filloi më mirë takimin ku në minutën e 10-të rrezikoi me Haxhi Nezirajn por që goditja e tij shkoi jashtë portës.

Vetëm katër minuta më vonë kampioni në fuqi realizoi golin e epërsisë.

Sulmuesi afrikan Kyrian Nwabueze pas një veprimi individual gjuan për mrekulli dhe realizon super gol për 1-0.

Drita vazhdoi dominimin  dhe deri në fund të pjesës së parë pati tri mundësi shënimi me Lecin, Nwabuezen e Krasniqin por që nuk arritën të realizonin.

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Drita në pjesën e dytë qarkullonte topin në mesfushë duke ruajtur rezultatin.

Ferizaj rrezikoi me Qëndrim Dautajn në minutën e 62-të, por që goditja e

Drita pas minutës së 80-të pati dy raste të mira shënimi me Haxhi Nezirajn dhe Betim Haxhimusën, por në të dyja rastet intervenoi portieri mysafir Blakçorri.

Deri në fund mysafirët tentuan me të gjitha forcat të shënonin golin e barazimit, por një gjë të tillë nuk ia arritën.

Drita pas kësaj fitore e blindon pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet e 10-ta në tabelë me 24 pikë.

Shpërndaje në: