Çfarë i tha Lukaku Kimpembes pas përfundimit të ndeshjes?

Çfarë i tha Lukaku Kimpembes pas përfundimit të ndeshjes?

Lojtarët e Manchester United shkuan drejt tifozëve të tyre kur ndeshja përfundoi të mërkurën, por Romelu Lukaku mori kohë për të ngushëlluar Presnel Kimpembe.

Sulmuesi belg u pa teksa inkurajonte me fjalë mbrojtësin francez, pasi ky i fundit preku topin me dorë dhe i kushtoi me eliminim ekipit të tij.

Edhe pse Lukaku mbuloi gojën e tij, kështu që biseda mund të mbetej private, por RMC Sport e kanë kuptuar atë çka i tha sulmuesi 23-vjeçarit, përcjell Periskopi.

“Ky është futbollit, kjo është natyra e tij”, i tha Lukaku Kimpembes. “Ka raste kur mësoni, edhe nëse jeni kampion i botës”.

Një klas i vërtetë nga sulmuesi i Manchester United. /Periskopi/

Shpërndaje në: