Bayerni shkatërron Wolfsburgun dhe merr primatin, Dortmund arrin fitore të vështirë (VIDEO)
Bayern Munchen është zhvendosur në pozitën e parë, falë një fitoreje të thellë 6-0 ndaj Wolfsburg.
‘Bavarezët’ shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutëshin e dytë shpërthyen me katër gola.
Gnabry (34′) dhe Lewandowski (37′) i dhanë epërsinë prej dy golave fillimit Bayernit.
Në pjesën e dytë James Rodriguez (52′), Muller (76′), Kimmich (82′) dhe Lewandowski (85′) vulosën fitoren e ekipit të Kovac.
Dortmundi në anën tjetër mezi arriti fitore ndaj Stuttgart me rezultat 3-1 në fundin e ndeshjes.
Marco Reus (62′) konvertoi në gol një penallti të dyshmitë të fituar nga Sancho, para se mysafirët të barazonin shifrat pas golit me kokë të Kempf (71′).
Avantazhin e ‘Verdhezinjëve’ e riktheu Paco Alcacer (84′) që shënoi pas një tollovie në zonëm ndërsa Pulisic (90′) shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Bayern gjendet në vendin e parë me 57 pikë për shkak të golaverazhit, pasi edhe Dortmund tubon po aq pikë dhe gara për titull është më interesante se kurrë. /Periskopi/



