FFK vendosi çmime të larta, interesim i vogël për ndeshjen Kosovë-Danimarkë
Kosova luan një ndeshje miqësore katër ditë para testit të vërtetë kundër Bullgarisë, për kualifikimet e EURO 2020.
Para tyre, ‘Dardanët’ do të kenë përballë ish-kampionin evropian Danimarkën, me ndeshjen që zhvillohen më 21 mars në orën 19:00.
Federata Futbollit të Kosovës kohë më parë kishte njoftuar që biletat do të shtrenjtoheshin dhe ashtu siç edhe u paralajmërua ndodhi rritja, shkruan Periskopi.
Pavarësisht se thanë që çmimet do rriten rreth 30 deri në 40 %, ato janë rritur gati 100 %.
Këto veprime të FFK-së kanë zbehur interesimin e qytetarëve të Kosovës për ta ndjekur nga afër Kombëtaren e tyre, teksa shihet se biletat për ndeshjen ndaj Danimarkën nuk është që po shiten me shpejtësi të madhe, siç ndodhi në ndeshje e kaluara.
Periskopi raporton se deri tani janë shitur vetëm 1966 biletat, pa llogaritur biletat në zonën VIP dhe ato të tifozërisë ‘Dardanët’.
Në total janë shitur 2360 bileta, plus ato që janë të siguruara për tifozërinë ‘Dardanët’.
Çmimet e larta kanë bërë që deri tani në pjesën Perëndimore 2, 3 dhe 4 të shitet vetëm një biletë. Kjo pjesë është afër bankinës së lojtarëve.

Edhe në pjesën e Lindjes është para interesim jashtëzakonisht i dobët për ta shikuar ndeshjen. Në këtë pjesë, ku biletat kushtojnë 10 deri 15 euro, janë shitur vetëm 87. Kujtojmë se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ka kapacitet deri në 12,900 ulëse.

Ndërkohë këto janë çmimet e biletave për secilën pjesë të stadiumit:
VIP – 80 euro
Perëndim – 15 dhe 20 euro
Lindje – 10 dhe 15 euro
Veri dhe jug – 5 euro. /Periskopi/

Shitjet e biletave deri tani për ndeshjen Kosovë – Danimarkë



