Gerrard e pranon: Ende mendoj për atë rrëshqitjen ndaj Chelseat
Steven Gerrard do të ishte jashtëzakonisht i lumtur nëse do ta shihte Liverpoolin duke fituar titullin e Premier Ligës, por pranoi se ende mendon për atë rrëshqitjen që i mohoi klubit fitimin e titullit në vitin 2014.
Ish-mesfushori anglez kishte një karrierë të pasur me ‘Të Kuqtë’, por i mungoi fitimi i titullit dhe pikërisht para pesë viteve ai kishte mundësinë të bënte një gjë të tillë, por një rrëshqitje e tij bëri që titulli të shkonte në duart e Cityt.
27 prilli 2014 do të jetë përgjithmonë i urryer në kujtimet e të gjithë tifozëve të Liverpool, por këtë sezon ata kanë mundësinë për të fshirë atë nga kujtesa dhe të zëvendësojnë atë me një fitore të titullit, transmeton Periskopi.
Por sërish nuk varet gjithçka nga Liverpooli, pasi ekipi i Manchester Cityt është një pikë përpara, ku kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në përfundim.
”Kjo plagë ka qenë e hapur që nga ai moment. Unë nuk jam i sigurt se do të mbyllet sepse nuk mund ta ndryshoj atë përvojë. Kjo nuk ndikon në atë se si ndihem në atë që po shikoj tani…”
”Unë nuk bëjë si i çmendur për atë rast. Në të njëjtën kohë, ishte një vit kaq i madh. Ishte trofeu që nuk e kam fituar kurrë dhe kisha mundësinë ta bëja. Gjithmonë do të shikoj prapa dhe do të dëshiroja që të ishte ndryshe”, tha trajneri aktual i Rangers. /Periskopi/



