Ish-ylli i Arsenalit pensionohet në moshën 27 vjeçare
Në moshën 27 vjeçare, ish-lojtari i akademisë së Arsenal, Emmanuel Frimpong, ka vendosur të largohet nga futbolli profesional pas një karriere tetëvjeçare.
Frimpong, i cili bëri vetëm gjashtë paraqitje nën Arsene Wenger te Arsenal, kaloi kohë në Wolves, Charlton dhe MK Dons përpara se të bashkohej me Barnsley në vitin 2014.
Më pas ai shpenzoi kohë edhe në Rusi me UFA dhe Arsenal Tula ndjekur pas nga dështimet e shumta dhe lëndimet që rrënuan karrierën e tij, përcjell Periskopi.

Ai përfundoi karrierën e tij në Ligën e Parë të Qipros, Ermis Aradippou para se të lajmëronte daljen në pension të enjten në mbrëmje.
Këtë ai e bëri të ditur në një njoftim, të cilin e kishte shkruajtur në ‘Notes’ te ‘Iphone’. /Periskopi/



