Ku është mbrojtësi ‘i harruar’ i Man United që e transferoi në vitin 2015

Ku është mbrojtësi ‘i harruar’ i Man United që e transferoi në vitin 2015

Në dritaren e transferimeve të janarit të vitit 2015, Manchester United u lidhë me disa mbrojtës të klasit botëror.

Mats Hummels dhe Aymeric Laporte u përmendën shkurtimisht, por Louis van Gaal, duke qenë Louis van Gaal, vendosi të bënte një nga transferimet më të çuditshme në vitet e fundit.

Holandezi solli një lojtar të Bolton Wanderers që ishte statistikisht më i dobëti (5.56) lojtar në kampionat atë sezon, transmeton Periskopi.

Në fakt, Andy Kellett ishte i gatshëm të bashkohej me Plymouth Argyle në ligat më të ulëta, para se trajneri i Boltonit, Neil Lennon, i tha atij se Manchester United e donte atë në huazim.

”Ai mendonte se po shkonte në Plymouth – i thashë, ‘Më vjen keq Andy, nuk do të shkosh në Plymouth, do të shkosh te Man Utd”.

”Andy ishte tejet i surprizuar. Ai nga gëzimi i madh rrëzoi babain e tij, i cili qëndroi për një kohë të gjatë i ulur pasi nuk e besonte një gjë të tillë”, zbuloi Lennon.

Megjithatë, 24-vjeçari bëri vetëm 10 paraqitje me ekipin U21 të ‘Djajve të Kuq’ dhe u largua i zhgënjyer drejt Wigan. /Periskopi/

Shpërndaje në: