Pse Rita Ora mban gjithmonë flokët e bardha? (Foto)

Pse Rita Ora mban gjithmonë flokët e bardha? (Foto)

Prej se mbahet në mend, Rita Ora është me flokë të bardha. Këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk eksperimenton aspak me flokët. Ato i mban të shkurtra dhe ngjyrë tamam të bardhë.

Njerëzit e muzikës me famë botërore mundohen të kenë një luk të veçantë dhe jomonoton. Kur jemi tek gjinia femërore, ndryshimi i flokëve bie më së shumti në sy, shkruan Periskopi.

A ju kujtohet kënga e parë e Rita Orës me videoklip, Hot Right Now?

Ajo u publikua në vitin 2012. Që atëherë zëri i Ritës bëri jehonë të madhe nëpër botë. Nga aty, u njoh vajza kosovare bionde.

Nga postimet e shpeshta të saj nëpër rrjete sociale, Rita ndërron shumë pak edhe stilin  e flokëve.  Më shumë të lëshuara, e herë pas here edhe të kapura.

Megjithatë, një herë i kishte lyer ngjyrë rozë. Shumë shkurt i kishte mbajtur dhe sërish i ishte kthyer ngjyrës besnike, të bardhës.

Sido që të jetë, Rita kështu njihet dhe kështu duket bukur.  A thua, çfarë ndryshimi do të ishte i mirëseardhur tek ajo?/Periskopi/

https://www.instagram.com/p/BtG2Cw1HqIM/

https://www.instagram.com/p/BtVyvFVnrly/

https://www.instagram.com/p/BuGi7t9H1-g/

 

Shpërndaje në: