I biri zgjodhi Greqinë para Shqipërisë, babai e lë punën nga turpi
Fiorin Durmishaj, futbollisti i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Greqinë. Vetë 22-vjeçari e ka pranuar këtë në një intervistë për mediat greke ku është shprehur se ‘nuk mund të kafshojë dorën që e ka ushqyer’.
Fiorin Durmishaj zyrtarisht ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren greke të futbollit. Sulmuesi 22-vjeçar i Panioniosit, i cili më herët ka qenë pjesë e kombëtares shpresa të shqipërisë, është bindur nga helenët për të zgjedhur të tjera ngjyra përfaqësimi që nuk janë kuqezi.

Lajmi që qarkullonte prej ditësh është konfirmuar nga vetë futbollisti i cili për median greke “total football” është shprehur: Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin si të huaj, siç ndodhte më parë.
Nuk mund ta kafshosh dorën që të ushqen. E respektoj këtë. Erdha në Greqi me familjen time në një situatë të vështirë dhe na ndihmuan. Kjo është arsyeja pse unë dua të nderoj këtë vend. Janë nder i madh komentet e bëra nga trajneri i kombëtares greke Angelos Anastasiadis për mua. Do të tregoj më të mirën time dhe të justifikoj atë që kanë thënë për mua.”
Por situata duket ndryshe me familjen e tij, miqë të ngusht se babait të Durmishaj-të të cilet punojn së bashku me të në Rodas, duke pare gjendjen e trishtueshme të familjes, te cilet janë paragjikuar shum keto ditë, kanë kontaktuar stafin tonë, ku tregojn gjendjen e trishtueshme të babit, i cili ka 1 javë qe nuk shkonë në punë nga turpi i shkaktuar nga i biri. Më posht keni mesazhin e plotë të dërguar në redaksinë albsport:
Mirbrema jam nga tirana dhe banoj shum vite në greqi dhe banoj në rodos dhe familjen e Durmishajn e njo shum mir edhe me baban e tij punojm me një vend po ai nuk i dëgjoj prindërit e tij ato nuk donin që të luaj për greqinë atij i ndërruan mendjen në athinë dhe babai i tij ka një jav që nuk vjen në pun ka turp se në pun që punojm jemi të gjith shqipar.



