Kosova vendi i vakive, nuk ka rrymë, ndeshja nis me vonesë

Kosova vendi i vakive, nuk ka rrymë, ndeshja nis me vonesë

Kur kanë përfunduar të gjitha pjesët e para në kuadër të javës së 19-të në Ligën e Parë, dueli Trepça dhe Istogu vetëm sa ka nisur.

Ky duel nisi me 45 minuta vonesë për shkak se mungoi energjia elektrike në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo nuk është hera e parë që ky impiant ka probleme infrastrukturore. Kujtojmë që javë më parë u shtye dueli ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës për shkak të mungesës së ujit.

Shpërndaje në: