Kuka e pabesueshme, i siguron medalje Kosovës

Kuka e pabesueshme, i siguron medalje Kosovës

Loriana Kuka e ka mposhtur xhudisten gjermane Luize Malzahn në turneun e xhudos Grand Prix Marrakech në Marok, duke e arritur finalen, që nënkupton se ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë.

Xhudistja kosovare fitoi me lehtësi ndaj gjermanes duke e siguruar një vend në finale ku do ta kërkojë medaljen e artë kundër një garueseje tjetër gjermane Anna Maria Wagner të dielën në Marok.

Loriana është në kërkim të medaljes së parë të artë këtë vit dhe të dytën në përgjithësi.

Kuka është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë.

 

Shpërndaje në: