Publikohen të ardhurat e klubeve, Reali vazhdon mbretërimin (FOTO)

Publikohen të ardhurat e klubeve, Reali vazhdon mbretërimin (FOTO)

Janë publikuar të ardhurat për klube për sezonin 2017/18, ndërsa Real Madridi është bindshëm dominues.

‘Galaktikët’ fituan Ligën e Kampionëve për herë të tretë rradhazi edicionin e shkuar dhe fitimet ka qenë jashtëzakonisht të mëdha. Në arkat e klubit madrilen janë derdhur 750 milionë euro.

Gjiganti spanjoll ndiqet nga Barcelona me 690 milionë euro, që sezonin e kaluar fitoi La Ligën dhe Kupën e Mbretit, transmeton Periskopi.

Top pesëshja e ekipeve me të ardhura më të mëdha përmbyllet me Manchester United (666 milionë euro), Bayern (629 milionë euro) dhe Manchester City (568 milionë euro).

Ndër top klubet që përfitojnë më pak nga të ardhurat janë Inter (280 milionë euro), Atletico (304 milionë euro) dhe Dortmund (317 milionë euro).

Anglia është vendi që ka të ardhura më shumë nga klubet. Plotë 3 miliardë euro janë përfituar nga United, City, Liverpool, Chelsea, Arsenal e Tottenham./Periskopi/

Shpërndaje në: