Ronaldo 3-0 Atletico Madrid, Juventusi në çerekfinale, Simeone nga nesër shitës i pjeprave (VIDEO)
Juventusi ka bërë mrekullinë dhe është kualifikuar për në fazën çerekfinale, duke mposhtur 3-0 Atleticon.
Padyshim njeriu i mbrëmjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi het-trik dhe çoi skuadrën e tij përpara, duke e konfirmuar se për të mosha është vetëm numër.
‘Bardhezinjët’ dominuan 90 minutat e ndeshjes, duke mos e lejuar kundërshtarin të kërcënonte aspak.
⚽️⚽️⚽️ Hat-trick hero! Cristiano Ronaldo nets treble as Juventus turn the tie around to lead in Turin…#UCL pic.twitter.com/haHlrnm1aq
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 12, 2019
Goli i parë erdhi në minutën e 27-të, kur Cristiano Ronaldo shënoi me kokë. Me epërsi minimale përfundoi edhe 45 minutëshi i parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Cristiano Ronaldo (48′) shënoi sërish me kokë dhe baraspeshoi gjithçka.
Juve kërkoi vazhdimisht edhe golin e kualifikimit, ndërsa ekipi i Simeones priste kundërsulmet.
Goli i kualifikimit erdhi katër minuta para fundit, kur Bernardeschi u pengua në zonë dhe penalltinë e konkretizoi në gol magjiku dhe heroi i mbrëmjes për Juventusin, Cristiano Ronaldo, i cili kompletoi edhe het-trikun e parë këtë edicion.
Tashmë Atletico eliminohet nga Liga e Kampionëve, ndërsa Simeone do bëhet ‘shitës i pjeprave’, pasi kishte thënë se nëse eliminohet nga Juve do të bëhet një i tillë. Ekipi i Allegrit vazhdon me qëllimin e vetëm – triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian./Periskopi/



