City me Maradonën e Ri dhe Pelen e Ri ua bën bajat futbollin gjermanëve

City me Maradonën e Ri dhe Pelen e Ri ua bën bajat futbollin gjermanëve

Manchester City, skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, ka treguar dhëmbët në ndeshjen e dytë përballë Mbretërve të Kaltër të Schalke 04-shit në Etihad Stadium duke fituar me rezultat 7-0.

City e kishte fituar edhe ndeshjen e parë ndaj Schalkes, madje me një lojtar më pak, shkruan Periskopi.

Por sonte, përmes Maradonës së ri, Agueros dhe përmes Peles së ri, Sterlingut, ata e mposhtën bindshëm Schalken duke dhuruar edhe spektakël.

Lojtari më i mirë ishte Kun Aguero, që realizoi dy gola. Fantastik ishte edhe Raheem Sterling që përveç që realizoi, bëri edhe një asistim.

Ndërkohë, lojtari tjetër që bart numrin 19, Leroy Sane dhuroi tri asistime në ndeshje, përveç driblimeve fantastike.

Me këtë fitore të thellë, City lirisht mund të konsiderohet si skuadra më e mirë deri në këtë fazë në Ligën e Kampionëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: