Munishi-Simeones: Në futboll duhet me pas b***, por s’duhet me i kallxu para vakti
Trajneri dhe analisti i njohur, Ismet Munishi ka reaguar pas fitores sensacionale të Juventusit ndaj Atleticos.
‘Bardhezinjët’ shënuan fitoren 3-0 ndaj ‘Los Colchoneros’, ku tre golat u shënuan nga fituesi i pesfishtë i ‘Topit të Artë’ Cristiano Ronaldo.
Pas kësaj ndeshje, Ismet Munishi ka reaguar në rrjetin social Facebook duke iu drejtuar Simeones, për festimi që ai bëri në ndeshjen e kaluar duke kapur organet gjenitale.
”Ne futboll duhet te kesh karakter dhe b*le, por nuk ben te ngutesh ti tregosh para kohe keto te dytat”, ka shkruar trajneri i Vëllaznimit. /Periskopi/




