Flet Cristiano Ronaldo: Kjo është arsyeja pse Juventusi më transferoi

Flet Cristiano Ronaldo: Kjo është arsyeja pse Juventusi më transferoi

Heroi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur pas kualifikimit sensacional ndaj Atletico Madrid. 

Ylli portugez shënoi het-trik në përballjen ndaj ‘Los Colchoneros’, mjaftueshëm që ekipi i Allegrit të kalojë në fazën çerekfinale.

”Duhej të ishte një natë e veçantë dhe ishte. Ky është mentaliteti që ju nevojitet në Ligën e Kampionëve dhe ne jemi rikthyer në rrugën e duhur”, tha fillimisht 34-vjeçari.

”Kjo është arsyeja pse Juve më transferoi, për t’i ndihmuar në këto netë magjike si kjo. Atletico janë një ekip shumë i vështirë për t’u përballur, por ne jemi shumë të fortë dhe kemi dëshmuar se kemi merituar të kalojmë”.

“Është shumë herët për të folur për finalen, le ta marrim atë hap pas hapi”, potencoi pas ndeshje Ronaldo, që shënoi golin e katërt këtë edicion të Ligës së Kampionëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: