Sportistët nga Kosova kërkojnë medalje në Kampionatin Europian
Krasniqi që garon në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Gjakova që garon në kategorinë deri 73 kilogramë, të enjten kanë mësuar kundërshtarët e evropianit U-23, që nuk vlerësohet prej garave elite, por që shihet si i rëndësishëm për kalimin nga juniorët te sendorët, shkruan Koha Ditore.
Krasniqi, që më 10 dhjetor i mbush 21-vjet, tashmë ka mbyllur karrierën si juniore. Vjet ishte e para në botë për juniore, përkatësisht për xhudistet deri 20-vjet. Ajo ka dy medalje të bronzta nga kampionatet evropiane U-23, nga vitet 2012 e 2013.
Distria tashmë ka suksese edhe në nivelin senior. Këtë vit ishte e dyta në Grand Prix të Zagrebit dhe Budapestit, si dhe e treta në Grand Prix në Samsun.



