Edhe Ronaldo si fëmijët e luftës mban emrin e presidentit amerikan

Edhe Ronaldo si fëmijët e luftës mban emrin e presidentit amerikan

Cristiano Ronaldo ishte sensacioni i mbrëmjes së kaluar, pasi shënoi tre gola kundër Atletico Madrid dhe kualifikoi tutje skuadrën e tij Juventusin. 

Por ka një fakt interesant rreth emrit të tij. Ai quhet ‘Cristiano’ nga babai dhe ‘Ronaldo’ nga mamaja e tij, ndërsa mbiemri i tij është ‘Aveiro’.

Dolores Aveiro, mamaja e 34-vjeçarit, në intervistat e mëhershme ka zbuluar se pse ka vendosur t’ia lë emrin ‘Ronaldo’ djalit të tij, shkruan Periskopi.

Related image

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ lindi në vitin 1985, ndërsa në atë kohë Amerikën e udhëhiqte presidenti Ronald Reagan.

Presidenti i 40-të i Amerikës ishte ‘idoll’ i nënës së Ronaldos dhe kësisoji ajo vendosi ta quante djalin e saj ‘Ronaldo’ për shkak të tij.

Reagan udhëhoqi SHBA-të nga viti 1981 deri në vitin 1989. /Periskopi/

Shpërndaje në: