Dalin pamjet: Kështu motivoi Ronaldo bashkëlojtarët në fillim të pjesës së dytë (VIDEO)

Dalin pamjet: Kështu motivoi Ronaldo bashkëlojtarët në fillim të pjesës së dytë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo i motivoi bashkëlojtarët e tij të Juventusit pak momente para se të nista pjesa e dytë ndaj Atleticos.

Me skuadrën e tij që po fitonte me një gol dhe i duhej edhe dy të tjerë të kualifikoheshin, ylli portugez ngriti mjaft mirë moralin e bashkëlojtarëve të tij.

Ai përqafoi secilën nga shokët e tij, duke shprehur fjalët e inkurajimit përpara se të zhvillonte një bisedë të shkurtër me gjyqtarin e ndeshjes Björn Kuipers, përcjell Periskopi.

Image: PA

Katër minuta më vonë, Ronaldo barazoi rezultatin dhe katër minuta para fundit, ai shënoi edhe golin që kishte vlerën e kualifikimit.

Ndërkohë pamjet se si 34-vjeçari arriti të motivonte bashkëlojtarët mund t’i shihni më poshtë. /Periskopi/ 

Shpërndaje në: