Limaj takon ekspertin e njohur amerikan, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Limaj takon ekspertin e njohur amerikan, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ekspertin e njohur amerikan, David Philips.

Limaj ka njoftuar përmes rrjeteve socile se me David Philipsin kanë biseduar për proceset, në të cilat po kalon vendi dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Kënaqësi të prisja në takim, mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips. Me z. Philips biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogu Kosovë- Serbi. E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Shpërndaje në: