Coutinho largohet nga Barcelona, por e pëson Liverpooli
Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona këtë verë dhe potencialisht të kthehet në Premier Ligë me Manchester United, por kjo do t’i kushtonte Liverpoolit deri në 17.6 milionë funte për klauzolat që do të humbnin.
Liverpooli dëshironte qëndrimin e Coutinhos, ndërsa Barcelona dëshironte transferimin e tij, por gati pas 18 muajve pikërisht ekipi që dëshironte ta mbante është më i lumtur.
Coutinho ishte lojtari që Barça dëshironte të plotësonte boshllëkun që do të lihej nga Andres Iniesta, i cili largohej drejt Japonisë, transmeton Periskopi.

Në janar kur braziliani u largua drejt ‘Camp Nou’ ishte lojtari më i mirë i Liverpoolit dhe Jurgen Klopp nuk donte ta linte të shkonte. Deri në kohën që e shitën atë në janar, Mo Salah e kishte tejkaluar Coutinhon si lojtarin më të mirë të ‘Të Kuqëve’.
Fillimi për të te ‘Blaugranasit’ ishte i shkëlqyer, por fatkeqësisht këtë sezon ai nuk ka arritur atë që ishte shpresuar dhe shpeshherë e fillon ndeshjen nga stoli.
Tani ka spekulime se Manchester United është ekipi që dëshiron ta kthejë atë në Premier Ligë.

Largimi i tij nga Barça do t’i kushtonte edhe Liverpoolit. Këta të fundit fitojnë 4 milionë funte në 25 paraqitjet që ai bën në La Liga, deri kur ky numër do të shkojë në 100. Nëse ai bën edhe shtatë paraqitje, L’pool do të fitojë edhe 4 milionë të tjera, por deri tani ai ka vetëm 43 paraqitje, dhe vetëm 4.4 milionë funte janë derdhur në arkat e klubit anglez deri tani.
Nëse skuadra e Ernesto Valverde dështon të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë në teori Liverpool do të humbiste edhe 4.4 milionë funte të tjera.
Në total mund të kushojë 17.6 milionë funte, edhe nëse mesfushori nuk arrin të bëjë edhe shtatë paraqitje në kampionat. Megjithatë, skuadra e Klopp do fitojë 4.4 milionë funte për shkak të kualifikimit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve sezonit e ardhshëm. /Periskopi/



