Barcelona – Lyon, mysafirët kërkojnë të vazhdojnë surprizat në Ligën e Kampionëve
Barcelona do ta ketë përballë Lyonin në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e dytë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen që fillon nga 21:00.
Ndeshja e parë çuditërisht përfundoi pa gola, teksa francezët kërkojnë vazhdimin e surprizave të këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë.
Të dy trajnerët kanë vendosur 11-shen më të mirë që kanë në dispozicion, teksa pritet dominimi i vendasve.
Më poshtë mund të gjeni formacionet zyrtare.
BARCELONA
Ter Stegen: Roberto, Pique, Lenglet, Alba: Arthur, Busquets, Rakitic: Messi, Suarez, Coutinho.
Stoli: Cillessen, Alena, Dembele, Semedo, Malcom, Umtiti, A.Vidal.
LYON
Lopes: Dubois, Denayer, Marcelo, Mendy: Ndombele, Tousart, Marcal: Fekir: Dembele, Depay.
Stoli: Gorgelin, Aouar, Cheikh, Cornet, Rafael, Tete, Traore. /Periskopi/



