Trajneri i Shqipërisë selam Greqisë: Lojtarët shqiptarë nxjerrin bukën tek ju, por zemrën e kanë te Shqipëria

Trajneri i Shqipërisë selam Greqisë: Lojtarët shqiptarë nxjerrin bukën tek ju, por zemrën e kanë te Shqipëria

Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka folur për mediat greke mbi zgjedhjen që kam bërë Fiorin Durmishaj, i cili zgjodhi kombëtaren greke dhe jo atë shqiptare për të përfaqësuar.

Bushi është shprehur për “gazzetta.gr”, duke shpalosur gjerë e gjatë të gjitha mendimet e tij mbi këtë zgjedhje të lojtarit.

Vetë Bushi ka luajtur më parë për tri ekipe greke, Apolon Smirnis, Levadiakos dhe Apolon Kalamarias.

“Durmishaj ishte pranë meje për dy vjet në Kombëtaren e 21-vjeçarëve. Është një lojtarë që kemi folur shumë herë. Është një djalë i mirë dhe futbollist i zoti. E vërteta është se u çmenda kur mësova se zgjodhi Greqinë. Por, unë i njoh shumë mirë gjërat në Greqi. Kemi parë Kolën tek Olimpiakosi. Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, por zemrën e kanë te Shqipëria”, ka thënë Bushi.

“Nuk e di nëse kur veshin fanellën e Greqisë ndiejnë diçka. Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshëm Durmishajt përmes kombëtares greke, është një gënjeshtër. Jam i sigurt që do të bëhet pishman. E njoh shumë mirë Greqinë”, është shprehur Bushi.

Shpërndaje në: