Alban Skenderaj rrëfen frikën më të madhe që ka në jetë (Video)

Alban Skenderaj rrëfen frikën më të madhe që ka në jetë (Video)

I ftuar në një nga klubet e Tiranës, Albani ka dhënë një intervistë për Report Tv, në emisionin “Dasara Show”.

I pyetur nga da’Sara, se nëse ka ndonjëherë frikë pasi i ka arritur të gjitha në jetë, një karrierë të suksesshme, familje të mrekullueshme. Albani nuk ka nguruar të thotë se “Po, ka frikë. E kam shpesh këtë frikë, edhe fatkeqësisht jam një tip që nuk gjej shumë lehtë paqe. Por mundohem të shijoj këtë që kam sepse në fund të fundit nuk kam pak. Por kur je artist je pak i trazuar, edhe sikur je në mungesë të diçkaje dhe ke një ankth që të përcjell gjithë jetën”

Albani ka folur gjithashtu për vajzën e tij, e cila ka ndryshuar jetën e një prej këngëtarëve më të mirë që ka Shqipëria.

 

Shpërndaje në: