Kjo është prejardhja etnike e Messit dhe Ronaldos: Njëri mund të jetë edhe shqiptar, tjetri nga Afrika
Në kohën e fundit është bërë trend të bëhet testi ADN i etnicitetit, siç u bë edhe nga 8 legjenda të futbollit ndërkombëtar përfshirë Clarence Seedorf, Robert Pires, Hernan Crespo etj.
Por, dy lojtarët më të mirë të botës, po ashtu kanë ndjellur kurreshtje për një çështje të tillë. Bëhet fjalë për argjentinasin Lionel Messi dhe portugezin, Cristiano Ronaldo, shkruan Periskopi.
Ky i fundit e ka emrin e plotë Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro. Ai ka lindur në Funchal të Madeiras në Portugali më 5 shkurt të vitit 1985. Ai është i biri i Maria Dolores dos Santos Aveiro dhe i Jose Dinis Aveiros.
Një nga stërgjyshet e tij ishte nga Kejp Verde [Cape Verde], një vend në arkipelagun vullkanik të bregut veriperëndimor të kontinentit afrikan. Por Ronaldo nuk e ka bërë një test të tillë të ADN-së për të përcaktuar më tej dhe më saktësisht origjinën e tij etnike në përqindje.
Në anën tjetër, Lionel Andres Messi Cuccitini është emri i plotë i lindjes i futbollistit që në shkurtore i themi Leo Messi. Ai ka lindur në Rosario të Argjentinës më 24 qershor 1987, shkruan më tej Periskopi.
Ai është argjentinas por me etnicitet italian, katalanoas, spanjoll dhe tjetër.
Stërgjyshi i Lionelit, Angelo Messi [i biri i Pacifico Messit dhe Lucia Catenas] ishte i lindur në Recanati, Provinca e Maceratas në Marche të Italisë. Ky çift ishte shpërngulur në Rosario të Argjentinës në vitin 1893.
Stërgjyshja e tij nga nëna është Rosa Maria Perez Mateu. Babai i saj ishte lindur në El Poal, në Leida të Katalonjës. /Periskopi



