Pas kritikave për penallitinë e humbur, Celina reagon: Askush dhe asgjë nuk më thyen mua

Pas kritikave për penallitinë e humbur, Celina reagon: Askush dhe asgjë nuk më thyen mua

West Bromwich Albion mposhti me rezultat të bindshëm 3-0 Swansean, në ndeshjen e vlefshme për Championship. 

Por ajo që ndodhi në stadiumin ‘Hawthorns’ u komentua shumë pasi Bersant Celina huqi një penallti, e cila u konsiderua qesharake për shkak të mënyrës së goditjes së tij.

Celinës i ndodhi një gjë e paparashikueshme, e çuditshme, ai nuk ishte fare në gjendje ta godas topin nga pika e bardhë. Në momentin kur çoi këmbën e tij të djathtë për ta goditur topin, këmba e tij e majtë rrëshqiti dhe gjuajtja e tij përfundoi në fatkeqësi dhe larg katërkëndëshit, përcjell Periskopi.

Ekipi uellsian ishte duke u mposhtur 1-0 nga WBA, ndërsa Celina huqi mundësinë për ta barazuar rezultatin.

Ai ka reaguar me anë të një postimi në InstaStory ku ka shpjeguar gjithçka.

“Së pari, faleminderit tifozëve që udhëtuan dje. Së dyti, penalltia ime. A ishte qesharake? Po. A kam mundur të kontrolloj situatën? Jo. Rrëshqita. A i kushtoi ekipit tim? Po, më vjen keq, por e di që ekipi im e ka mbështetjen time çfarëdo që ndodh. Dhe e fundit për disa persona të cilën mendojnë se kjo do të më thyente mua. Faleminderit për motivimin”, shkroi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: