Mehmedi shënon super-gol në ditën më të mirë të jetës së tij (VIDEO)
Wolfsburg arriti fitore të madhe 5-2 përballë Dusseldorf, ku një nga golat e shënoi edhe Admir Mehmedi.
Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi, megjithatë Mehmedi (34′) barazoi gjithçka dhe ekipi i tij shënoi edhe katër gola të tjerë për fitoren 5-2.
Ylli zvicerian me një parabolë të lehtë mposhti portierin mysafir për ta barazuar rezultatin, ndërsa ky gol u shënua në ditën kur ai mbush 28 vjet.
Anësori i Wolfsburg ka pasur paraqitje mjaft mbresëlënëse në Gjermani këtë sezon. Në 19 paraqitjet e tij, ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar katër të tjera.



