Sot dita e Sindromës Down, shikoni tifozët special të sportit kosovar

Sot dita e Sindromës Down, shikoni tifozët special të sportit kosovar

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down.

Synimi i kësaj dite është që të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin për këtë sindromë, si dhe të promovojë të drejtat e trashëguara të personave të prekur nga sindroma për të jetuar një jetë me dinjitet dhe për të qenë aktivë dhe pjesëmarrës që japin vlera në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

Edhe sporti kosovar njeh disa tifozë special që kanë Sindromën Down, përcjellë Gazeta Olle.

Njëri prej tyre është Koba i Therandës.

Ai i ndjek ndeshjet e klubeve sportive nga qyteti i tij, sidomos Yllin në basketboll.

Koba është person shumë i dashur dhe i respektuar në Therandë.

Një tifoz tjetër special është Mejdi nga qyteti i Pejës.

Më poshtë e keni një foto të tij në palestrën “Karagaçi” në Pejë, duke e parë skuadrën basketbollistike të qytetit.

Siç shihet në foto, ai është i respektuar nga personat që e rrethojnë, e që i sjellin shumë dashuri.

Nëse keni materiale nga tifozë të tillë të sportit vendor me Sindromën Down, na kontaktoni në faqen zyrtare në Facebook.

Shpërndaje në: