Fundoset trageti në Irak, më shumë se 70 të vdekur
Më shumë se 70 persona janë raportuar të vdekur pasi një traget është fundosur në lumin Tigris në qytetin Irakian Mosul, raporton BBC.
“Më shumë se 100 pasagjerë që kanë qenë në ekupazh nuk kanë ditur not”, thotë kryetari i mbrojtjes civile të qytetit të Mosulit
Trageti raportohet që ka qenë duke shkuar drejtë një ishulli turistik si pjesë e festimeve të Vitit të Ri Kurd. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve.
Kyreministri Adel Abdul Mahid ka urdhëruar një hetim që “do të zbulonte kush është përgjegjës”.
Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit vazhdimisht për rrezukun e rritjes së nivelit të ujit si shkak i hapjes së portës së hidrocentralit, dhe disa po i fajsojnë pronarët e anijeve pasi që kanë injoruar këshillat.
Pamjet në mediat sociale shfaqin anijen e përmbysur dhe njerëz që janë zhytur në lum.
Trageti thuhet që ka qenë rrugës për në ishullin Umm Rabaen, një arenë turistike rreth 4km në veri të qendrës së qytetit. Njerëzit sot në vende të ndryshime po e festojnë Vitin e Ri Kurd.
Sipas informacioneve nga vendi, autoritetet kanë bërë një “kërkesë urgjente” që njerëzit të shkojnë në lum afër Urës së Pestë dhe Urës së vjetër, për t’i ndihmuar në shpëtimin e njerëzve.
Janë ndaluar të gjitha makinat që qarkullojnë, në mënyrë që t’i hapet rrugë ambulancave që mbajnë viktimat.
Qeveria Rajonale Kurde ka dërguar 10 ambulanca në Mosul nga qyteti i afërt Duhok.
Mosul ishte kapur nga ISIS-i në Qershor të vitit 2014 dhe ishte bërë de-fakto kryeqyteti i tij.
Ky qytet u çlirua në Qershor të vitit 2017, pas nëntë muaj luftime, që e lanë një pjesë të madhe të qytetit nën rrënoja, raporton BBC, transmeton Express.



