Sonte Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë kërkojnë fitore

Sonte Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë kërkojnë fitore

Kuqezinjtë në këtë ndeshje vijnë pas humbjes kundër Spanjës, muajin e kaluar, dhe dueli me izraelitët është tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, transmeton KosovaPress.

“Elbasan Arena” pritet të jetë i mbushur më tifozët shqiptarë të cilët pritet t’i japin përkrahje të fuqishme djemve te Gianni De Biasit.

Në kampin kuqezi ekziston një atmosferë mjaft e mirë në prag të sfidës me Izraelin. Tre pikeshi është objektiv i skuadrës shqiptare, madje, edhe trajneri De Biasi dhe lojtarët janë shprehur se në duel me Izraelin hyjnë vetëm për fitore.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit nis në orën 20:45. /KosovaPress/

Shpërndaje në: