Norvegjezët s’mbajnë inat me ‘PeniCelinën’, kështu e komentojnë golin e tij kundër Danimarkës
Bersant Celina u rikthye në Kombëtaren e Kosovës ku pati një paraqitje fantasitke dhe shënoi golin e dytë kundër Danimarkës në miqësoren që u luajt në Fadil Vokrri
Kosova luajti baraz 2-2 me Danimarkën në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Fadil Vokrri, shkruan Periskopi.
Bersant Celina startoi nga minuta e parë dhe për 71 minuta sa ishte në fushë ai pati një paraqitje fantastike, ku edhe shënoi gol në minutën e 66-të për t’ia dhënë epërsinë për herë të dytë Kosovës në përballje me danezët.

Për golin dhe paraqitjen e mirë të Celinës kanë shkruar edhe mediat norvegjeze. Kujtojmë që Celina në të kaluarën ka luajtur për Norvegjinë, por në momentin që Kosova u interesua për të ai nuk mendoi dy herë dhe erdhi për ta përfaqësuar popullin e tij.
“2-1 u bë nga Bersant Celina në minutën e 66-të. 22 vjeçari shënoi nga një distancë prej dhjetë metra në portën e Schmeichel. Gol i bukur nga Celina, i cili ka luajtur për Norvegjinë, por tani përfaqëson Kosovën,” shkruan mediumi norvegjez ‘Tv2.no’.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e shënuar nga ‘PeniCelina’ kundër Danimarkës. /PERISKOPI/



