Kosova merr lajm të mrekullueshëm nga Bullgaria
Dy kundërshtarët e ardhshëm të Kosovës në grupet kualifikuese të Euro 2020, Bullgaria dhe Mali i Zi janë ndarë me barazim në ndeshjen e parë të këtij grupi.
Fillimisht mysafirët shënuan nëpërmjet Mugosa (50′), ndërsa vendasit barazuan tetë minuta para fundit pas një penalltie që e fituan në mënyrë të çuditshme, raporton Periskopi.

Përveç barazimit, Kosova iu ‘gëzua’ edhe lëndimit të yllit të Bullgarisë, Ivaylon Chochev.
Chochev është një nga mesfushorët më të mirë bullgar, që luan te skuadra italiane, Palermo.

Kosova të hënën në ‘Fadil Vokrri’ përballet me Bullgarinë, ndërsa me malazezët luan pas dy muajve. /Periskopi/



