Zhvishet cullak në aeroplan, thotë se trupi i bëhet më aerodinamik

Zhvishet cullak në aeroplan, thotë se trupi i bëhet më aerodinamik

Një udhëtar që po kalonte në Aeroporton e Domodedovo të Moskës raportohet se ka pretenduar të ishte më “aerodinamik” duke qenë cullak, pak pasi i kishte hequr teshat e tij dhe kishte provuar të udhëtonte me fluturimin Ural Airlines në Krime, shkruan Periskopi.

Burri, i identifikuar si banor i Moskës e i lindur më 1981, kishte kaluar deri te sigurimi në Domodedovo krejt i veshur, para se të zhvishej para arritjes në derën e udhëtarëve, sipas the Moscow Times.

“Ai bërtiti që u zhvesh cullak sepse teshat e dëmtonin aerodinamikën e trupit. Ai fluturonte me më shumë shkathtësi si i zhveshur,” i tha një dëshmitar rrjetit televiziv rus.

Pamjet nga ky rrjet televiziv shfaqin një burrë cullak derisa pret në radhë për të hyrë në aeroplan.

Një tjetër dëshmitar tha se nuk mendonte që burri cullak kishte qenë nën ndikimin e alkolit gjatë kohës së këtij incidenti. /Periskopi

Shpërndaje në: